Ministri i Financave Avdullah Hoti, gjatë një vizite që ka bërë sot në Komunën e Ferizajt është ndalur edhe te disa biznese prodhuese.
Ministri Hoti ka vizituar edhe disa biznese prodhuese si, firmën për prodhimin e gypave të plastikës “Ferplast”, fabrikën e konstruksioneve metalike ”Eurometal” si dhe Administratën Tatimore të Kosovës në Ferizaj.
Gjatë vizitës te bizneset prodhues ministri Hoti ka parë për së afërmi veprimtarinë e tyre. Ai po ashtu, u njoftua rreth problemeve, kërkesave që ato hasin gjatë aktivitetit të tyre, tregun e punës së tyre si dhe plasimin e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës.
Me këtë rast ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.
Duke u premtuar përkrahje bizneseve, ministri Hoti theksoi se po bëhet një vit prej se i ndërruan tri ligje bazike të pakos fiskale dhe ka shprehur besimin se kjo ka ndikuar në masë të madhe në ulje të kostos së prodhimeve.