Moderatori i emisionit “Zëri i Amelikës”, Shkodran Hoti, komentoi marrëveshjen e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin për të garuar me listë të përbashkët të deputetëve, duke thënë se Osmani doli nga partia që ia dha pozitën e kandidates për kryeministre e shkoi të një listë duke e pranuar një kandidat tjetër për kryeministër.
Tutje, postimi i plot i Shkodran Hotit:
Disa gjëra për koalicionin VV- Vjosa (VVV):
1. Vjosa ia përcaktoi vetes peshën politike sa AKR. Potencialisht do t’i ketë 10 vende në listë, e nuk dihet nëse do të arrijë t’i fitojë 2-3 mandate. Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli nuk e kanë të sigurt mandatin.
2. Vjosa doli nga partia që ia dha pozitën e kandidates për kryeministre e shkoi të një listë duke e pranuar një kandidat tjetër për kryeministër.
3. Teksa edhe Vjosa edhe VV e shihnin të paarsyeshëm ambicien e Ramush Haradinajt për president meqë kishte vetëm 14 deputetë, ata bënë pazar për postin e presidentit. Kjo pozitë iu dha dikujt që nuk ka fare parti, dikujt që rrethohet nga dy njerëz, Peci dhe Dr. Haxhi Avdyli.