Ambasadori i amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Ekonomia Online.
Ai para mediave ka thënë se NATO – aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.
Hovenier ka thënë se presin që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s.
“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë të nevojshmen. SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet më një sfidë me disa anëtarë të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën… dëshirojmë ta shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e plotë e NATO-s”, u shpreh Hovenier.
“Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës…”.