Hovenier: Ia përsërita Kurtit kërkesat e ShBA-së, nuk ndërroi mendje

Prishtinë | 01 Qer 2023 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti, raporton Ekonomia Online.

Hovenier tha se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, për nevojën e menjëhershme të depërshkallëzimit të situatës dhe për mënyrat se si mund të arrihet – me tërheqjen e njësive speciale dhe kryetarëve nga zyrat e komunave veriore.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  sic është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës”.

“Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen”.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë”.

“Folëm edhe për implementim e marrëveshjes me Serbinë dhe qe situata në veri është në dëm të saj. ShBA do ta inkurajojë Kosovën edhe më tutje për depërshkallëzim, po ashtu edhe Qeverinë e Serbisë”.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë”, ka thënë ambasadori amerikan, raporton EO.

I pyetur për sanksionet e ShBA-së ndaj Kosovës, Hovenier tha se nuk do t’i quante ashtu, por do t’i quante pasoja.

“Ka pasur pasoja, s’do t’i quaja sanksione. Shpresoj të mos ketë më pasoja, megjithatë ShBA po shqyrton mundësitë për depërshkallëzim të situatës”.

Të ngjashme