Ambasadori amerikan në Kosovë, Jaff Hovenier, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët tjerë që të tejkalohen dallimet dhe të punohet së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur.
Hovenier, ka deklaruar kështu, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me forcë, pas homazheve që ka bërë së bashku me kryeministrin Kurti dhe krerët institucionalë.
“Në këtë ditë ndërkombëtare të viktimave të zhdukurve me forcë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për të shprehur respekt për familjet e pikëlluara kosovare që presin lajmin për më të dashurit e tyre të zhdukur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të tejkalojnë dallimet e tyre dhe të punojnë së bashku për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.