Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur më optimist pas takimit të sotëm me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit, raporton Ekonomia Online.
Hovenier tha se dje në takimin ndërmjet kryenegociatorëve Bislimi e Petkoviq në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për të tejkaluar problemin që po ndikon në popullatën e cenueshme, posaçërisht komunitetin serb të Kosovës.
Hovenier kujtoi se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.
“Sapo u takove me zëvendëskryeministrin dhe diskutuam para takimeve për dialogun. Ka pasur disa shenja pozitive se si mund të vazhdojmë që të kemi ndikim pozitiv në këtë drejtim”.
“Ne e respektojmë vendimin e BQK-së, e cila ka për detyrë që të qeverisë me çështjet monetare të Kosovës. Jemi të shqetësuar se kjo mund të ndikojë në komunitetin serb të Kosovës dhe është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, thekoi Hovenier.
Megjithatë, ai shtoi se zv.kryeministri Besnik Bislimi, përgjegjës për Dialog, nuk dha ndonjë propozim specifik. “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim, por mendoj se është një çështje shumë e rëndësishme”, deklaroi ambasadori amerikan.
“Siç tha kolegu im dje, jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaçërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, tha ambasadori amerikan.
Hovenier tha se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje.
“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, tha ai.