Hovenier: Shpresa ime është Qeveria të dëgjojë këshillat e dhëna, të na lejojë të jemi avokat më efektiv

Prishtinë | 04 Mar 2024 | 16:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se shpreson se Qeveria e Kosovës do t’i dëgjojë këshillat që i janë dhënë dhe ta lejojë ShBA-në të jetë “avokat më efektiv”.

Hovenier ishte pjesë e panelit me temën “Përshkrimi i së ardhmes: Drejtimet e politikave dhe angazhimi diplomatik”, në kuadër të konferencës “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor”, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla; Tomas Szunyog, shef i Zyrës së BE-së dhe Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë.

Hovenier tha se SHBA-ja nuk mund të vendosë se kush do të jetë shtet kandidat i BE-së, por në NATO e ka rolin e vet dhe dëshiron ta avancojë dhe ndihmojë Kosovën në këtë proces.

“Kemi një pikë tjetër, për popullin dhe qeverinë e Kosovës që të vendosë. Bashkësia ndërkombëtare do qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra kemi krijuar kushte për të arritur këtë dhe mënyra e vetme për ta arritur këtë është përmes dialogut të fasilituar nga BE. U përmendën shume “D”, pra kjo “D” është shumë e madhe. Ne shpresojmë që të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur përpara”.

“Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitatorëve, disa thonë që Serbia do të shfrytëzojë rastin që ta zvarritë progresin e Kosovës. Nuk do ta sfidoj këtë si mundësi, por ajo që mund të them është se strategjia më e mirë për Kosovën në rrethana të tilla është që të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm, energji, kreativitet, përkushtim të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që i ka marrë që i ndihmon procesit të shkojë përpara dhe besoj që të jetë e mundur”.

“SHBA-ja nuk mund të vendosë se kush mund të jetë shtet kandidat i BE-së. Në NATO e ka rolin e vet dhe duam të avancojë, duam t’i ndihmojmë Kosovës dhe duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, shmangies të rrethanave se si të jesh avokat efektiv. Shpresa ime është Qeveria të dëgjojë këshillat e dhëna, të na lejojë të jemi avokat më efektiv”, tha Hovenier.

Të ngjashme