Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me udhëheqësit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë.
Në fotografinë e shpërndarë me Lulzim Rafunën dhe Marko Cadez, Hovenier ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin rajonal.
“Bisedë e mirë me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Serbisë mbi mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.