Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar për takimin me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajarin.
Ambasadori Hovenier ka shkruar se ky takim konfirmon mbështetjen e SHBA-së për KFOR-in, ndërsa tha se kontributi i trupave amerikane në Bondsteel është dëshmi e angazhimit të SHBA-së. Rolin e KFOR-it ai e ka konsideruar të domosdoshëm për sigurimin e stabilitetit rajonal, raporton Gazeta Express.
“Takimi me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të SHBA-së për KFOR-in. Kontributet e trupave amerikane në Bondsteel, një nga më të mëdhenjtë midis aleatëve, është dëshmi e angazhimit tonë në rolin i domosdoshëm të KFOR-it në sigurimin e stabilitetit rajonal”, ka shkruar ambasadori amerikan.