Kandidati i PDK-së për deputet Sejdi Hoxha përmes një postimi ka falenderuar qytetarët e Drenasit për përkahjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetar të Drenasit, struktura dhe simpatizant të PDK-së,Si Kryetar i degës së PDK-së në Drenas dua të ju falënderoj përzemërsisht që gjatë këtyre zgjedhjeve na i hapet dyert e shtëpive tuaja për të na krijuar mundësi që ta prezantojmë platformën e rimëkëmbjes së shtetit e cila ishte platforma me e mirë politike për zhvillimin e vendit.Me përkrahjen dhe mbështetjen tuaj, ne arritëm që në Drenas t’i marrim rreth 14.000 vota për Partinë Demokratike të Kosovës, duke shënuar sërish fitore bindëse të PDK-së në këtë Komunë. Kjo fitore bindëse do të ishte e pa mundur pa besimin qytetar dhe pa angazhimin e strukturave dhe aktivistëve të PDK-së në Drenas.Të dashur qytetar, Ju dëshmuat që besoni në vlerat e PDK-së, ju dëshmuat që i besoni vizionit të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, me votën tuaj për PDK-në ju i bëtë krenar edhe lideret tonë të cilët padrejtësisht gjendën në Hagë.PDK në këto zgjedhje nuk mori besimin qytetar në shumë komuna të tjera të Kosovës, por ne jemi energjik dhe të motivuar që të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive me qytetarët, të reflektojmë edhe në gabimet e mundshme që ne mund t’i kemi bërë, kështu qe në mënyrë të fuqishëm do të kthehemi si parti e parë në vend dhe do ta qeverisim vendin.