Mulla Osman Musliu, imami i njohur nga Drenica ka deklaruar se nuk është aspak kundër katolikëve, por është kundër mënyrës se si është nderuar kisha katolike në fshatin Llapushnik të Drenasit.
“Nismëtarët e objektit janë të dyshimtë. Më shumë janë kontrabandues të fesë se sa fetar të mirëfilltë. Unë asnjëherë nuk kamë qenë kundër krishterëve, hebrenjve e as ateistëve, ata mund të besojnë në çka të dëshirojnë ata”, ka deklaruar Mulla Osmani në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel, duke shtuar se objekti në Llapushnik i tëri ka shkuar në mënyrë klandestine dhe për ata kam qenë kundër dhe do të jem kundër.
“Unë kam edhe xhamia në Kosovë që nuk falem në to dhe nuk hy në to edhe më ditë se zoti me dërgon në xhenet”, ka thënë ai.
Jam prekur pak me fjalët e ipeshkvit të Kosovës i cili nga shugurimi tha se nga kjo kodër do të shihen gërmadhat e kishave në terë Drenicën.
“Në Gllogjan të Dukagjinit është duke u ndërtuar Kisha e Katolikëve dhe vetëm nëse me pengojnë prijësit fetar se do të jem në rëndin e parë. Unë një ditë kam kaluar andej pari dhe jam ndal dhe ua kam bërë përhajr dhe sipas traditës së shqiptarëve e kam pi një sok dhe e kam lënë një bakshish të vogël”, ka thënë Mulla Osmani.
Mungesën e xhamive në Drenicë, Mulla Osmani e arsyeton se drenicakët në kohën e komunizmit kanë qenë më komunistë se krejt Kosova.