Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pas vizitës që i bëri Universitetit të Gjakovës, ka vizituar edhe dy biznese të cilat udhëhiqen nga femrat.
Ajo u njoh për së afërmi me sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto biznese, ndërsa shprehu përkushtimin e saj për të kryer të gjitha obligimet që i përkasin si ministri për të lehtësuar punën e tyre në ndërmarrësi, raporton Ekonomia Online.
Së pari është ndalur në një biznes të rrobaqepësisë ku edhe është njohur më për së afërmi me punën që bëhet aty, për të vazhduar në shkollën e gjuhëve të huaja ku janë të punësuar 20 femra.
Ministrja Hoxha ka thënë se fuqizimi i grave në ndërmarrësi i kontribuon zhvillimit ekonomik.
“Kur gratë fuqizohen ekonomikisht qoftë përmes trashëgimisë në prona, qoftë në iniciativa të ndërmarrësve i kontribuojnë zhvillimit ekonomik por në të njëjtën kohë gjithashtu shpreha edhe përkushtimin tim se çfarë do që u nevojitet qoftë plotësim ndryshimi i ligjeve njëkohësisht edhe fuqizimi i sundimit të ligjit do t’i promovoj që të zhvillojë ekonominë dhe njëkohësisht të fuqizojmë gruan edhe në shoqërinë tonë”, ka thënë Hoxha.
Kurse drejtoresha e shkollës së gjuhëve të huaja “Language Centre” Zhaklina Lipoveci- Rezniqi pohoi se i është mirënjohëse ministres për vizitën e saj.
“I jam mirënjohëse ministres që gjeti kohë dhe erdh na vizitoi dhe ia shpreha disa brenga që ne si biznes i femrave i kemi”, ka pohuar ajo.