Hoxha: Gruaja Demokratike, e përkushtuar për Fillimin e Ri

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 15:05 | Nga

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, së bashku me kandidatet për deputete, Flora Brovina e Blerta Deliu-Kodra, kanë zhviluar takime me Degët e Gruas Demokratike të PDK-së, në Han të Elezit dhe Kaçanik, ku është diskutuar rreth paltformës politike të PDK-së, Fillimi i Ri.

Ministrja Hoxha, ka thënë se Gruaja Demokratike e Kosovës, ka qenë, është dhe mbetet shumë aktive dhe e përkushtuar pë Fillimin e Ri, që pas 11 Qershorit, të marrë përgjegjësi dhe obligime të cilat rikonfirmojnë angazhimin për fuqizimin e gruas, duke votuar dhe duke përkrahur PDK-në.

Ajo ka falenderuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, që , që çështjen e gruas e ka vënë prioritet dhe kështu, ka dëshmuar se lidershipi i PDK-së, pas fitores historike, do të angazhoj fuqishëm gruan në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.

“Gruaja Demokratike ka dëshmuar se parashtron, mbron dhe promovon prioritetet e saj dhe çdo herë në platformën politike të PDK-së, në veçanti të Kryetarit Veseli, janë të vlerësuara si prioritet. Fuqizimi i gruas përbën hapin e madh që vendi ynë duhet ta bëj përpara. Këtë e arrin me Fillimin e ri. Gratë në vendimmarrje në të gjitha nivelet, gratë në ekonomi familjare, biznes dhe ekonomi, kështu e parasheh Fillimi i Ri, pas 11 Qershorit. Gratë duhet të dalin të votojnë, të jenë të zonjat e vullnetit të vet.#FillimiRi”, ka thënë Dhurata Hoxha.

Image may contain: 9 people, people sitting and indoorImage may contain: 1 person, indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme