Hoxha i ORCA-s: 76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Organizatës për Cilësi në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, ka kritikuar SBAShK-un, ku kjo e fundit pati thënë se metodologjia e PISA-s për test nuk është kompatibile me metodat tona të mësimdhënies, raporton Ekonomia Online.

Hoxha ka thënë se 76 për qind e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA për vitin 2018, ku në këtë test kanë marrë pjesë 79 vende.

Postimi i plotë i tij:

Në ditën ndërkombëtare të arsimit në Kosovë:

76% e nxënësve nuk dinë të lexojnë, të tretët nga fundi në PISA 2018  (79 vende pjesëmarrëse).

SBAShK thotë se PISA na ka bo me hile, se metodologjia e PISA-s nuk është kompatibile me metodat tona të mësimdhënies, në ndërkohë e vetmja gjë kompatibile për ta, është rritja e pagave.

Stafi akademik i universiteteve publike, nga 44% Prishtina deri  te 65 % Prizreni e Gjilani, NUK i justifikojnë titujt akademik.

Shumica e universiteteve publike shpenzojnë mbi 50% të buxhetit për paga dhe mëditje të stafit akademik, me 75 % Mitrovica dhe 53 % Ferizaji.

Profesorët plagjiatorë vazhdojnë me “iluminu” rinën me shkencë.

Mbi 20,000 diploma të pavlefshme për shkak të dallavereve të kolegjeve private.

Sipas Agjensisë së Statistikave numri i studentëve në vend është 95,335, sa prej tyre do gjejnë punë?! Sa prej tyre angazhohen për me ndryshu këtë gjendje?!

Të ngjashme