Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha kërkon ndihmë juridike falas për gratë që janë palë në kontestet pronësore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se avancimi i të drejtave pronësore të grave është detyre e jona, andaj sipas saj, trajtimi i barabartë para ligjit, duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim.
“Kam kërkuar nga Grupi punues që gjatë punës që po bëhet për ndryshim/plotësimin e Ligjit Për Ndihmë Juridike Falas, të përfshihen dispozitat të cilat adresojnë shprehimisht dhënien e ndihmës juridike falas për gratë të cilat janë palë në kontestet pronësore”, ka shkruar ajo.
“Së fundi, jemi dëshmitarë të prezencës së numrit të madh të kontesteve pronësore në përgjithësi dhe të atyre ku palë janë gratë në veçanti”.
“Avancimi i të drejtave pronësore të grave është detyre e jona. Trajtimi i barabartë para ligjit, duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar ministrja Hoxha.