Ministrja e Integrimeve Evropian, Dhurata Hoxha, para kabinetit qeveritar njoftoi lidhur me procesin e rishikimit kombëtar të zbatimit të Marrëveshjes të Stabilizim Asocimit (MSA).
Hoxha tha se aktualisht janë në proces konsultativ për të ndërlidhur programit kombëtar me plan-programin e qeverisë, raporton Ekonomia Online.
Ajo iu bëri thirrje ministrave që të bëjnë zotime realiste dhe në këtë mënyrë të mos hyjnë në obligime politike nëse nuk mund t’i përmbushin brenda afatit.