Hoxha: Nga fondet IPA për vitin 2018 janë ndarë 81.6 milionë €, të hartohen projekte konkrete

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 14:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Integrimit Evropian ka organizuar “Takimin politik për Instrumentin e Para-Anëtarësimit (IPA) për vitet programuese 2018 dhe 2019.

Ministrja Dhurata Hoxha, tha se nga fondet IPA për vitin 2018 janë ndarë 81.6 milionë euro. Sipas saj, fushat e prioriteti ku do të shpenzohen këto fonde janë: sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, energjia, mjedisi si dhe arsimi, punësimi dhe politikat sociale me fokus në arsim.

“E kam theksuar edhe në rastet e tjera që asistenca nga donatorët në këtë rast nga Bashkimi Evropian sidomos si pjesë e instrumentit të para anëtarësimit duhet të fokusohet në fushat të cilat direkt kanë ndikim në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Në shkurt të këtij vitit, ne festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, i cili na rikujton obligimin e institucioneve tona për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve e sidomos duke u fokusuar në sektorët siç janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, arsimi e punësimi”.

“Me qëllim që të investohet në sektorët përkatës në bashkëpunim me zyrën e BE-së Në Kosovë është vendosur vendosur të përkrahen sektorët si në vijim, në IPA 2018 në vlerë prej 81.6 milionë euro, pra fushat e prioriteti apo ku do të derdhen këto fonde janë si vijojnë: sundimi i ligjit dhe të drejtat fundamentale, energjia, mjedisi si dhe arsimi, punësimi dhe politikat sociale me fokus në arsim. Përveç këtyre do të ketë edhe përkrahje me projekte individuale që konsiderohet se ndihmojnë në kuadër të demokracisë dhe qeverisjes. Ndërsa programi IPA 2019 do të jetë shumë i përafërt me atë të IPA 2018 dhe do të vazhdoj të përkrah sektorët e njëjtë përveç se do të shtohen edhe bujqësia dhe zhvillimi rural si dhe konkurueshmëria dhe inovacioni”.

E para e Integrimit Evropian ka ftuar të gjitha ministritë që hartojnë projekte konkrete, raporton Ekonomia Online.

“Ne nuk kemi ende një plan zyrtar të afateve kohore, sidoqoftë nga zyra e Bashkimit Evropian jemi ftuar që të dërgojmë çfarëdo propozimesh që kemi qysh tani ashtu që të nisim procesin e konsultimit edhe para afateve zyrtare. Prandaj këtu sot ju kemi ftuar të flasim të gjithë përfaqësuesit e ministrive të institucioneve tona që nuk akne zhvilluar ende projekte në kuadër të sektorëve të lartpërmendur por që janë në zhvillim e sipër. Në këtë drejtim unë ju lus që të jeni bashkëpunues dhe të ofrojmë sa më parë propozimet tona të cilat duhet të kenë prioritet projekte konkrete të cilat direkt ndihmojnë qytetarët nxisin ndërmarrësin sidomos te të rinjtë dhe promovojnë konkurrueshmërinë në treg”.

“Ne presim që projektet të iniciohen sa më herët dhe ato që nuk miratohen në kuadër të IPA 2019 do provojmë t’i përfshijmë në kuadër të IPA 2020, prandaj ftoheni që të propozoni sot ato propozime. Ministria e Integrimit do të ofrojë përkrahje për të gjitha institucionet në këtë proces por sigurisht bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm. Asistenca që na ofrohet në kuadër të këtyre programeve është mundësi që të njëjtat ti shfrytëzojmë për ti adresuar sfidat në sektorët përkatës dhe për të mundësuar reformat të cilat janë të domosdoshme për procesin integrues”.

 

Të ngjashme