Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot takimin e paraparë me anëtarët e komitetit LIBE të Parlamentit Evropian, ku është diskutuar rreth procesit të radhës për çështjen e liberalizimit të vizave.
Hoxha ka deklaruar se nga ky komitet pret konfirmime pozitive sa i përket liberalizimit, njofton Klan Kosova. Më tej Ministrja Hoxha thotë se LIBE ka vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë:
”Takim i mrekullueshëm me anëtaren austriake të Parlamentit Evropian, Angelika Mlinar. Biseduam për procesin e liberalizimit të vizave si dhe për pritjet e Kosovës nga komiteti LIBE për konfirmim pozitiv. Ajo vlerësoi lartë progresin e arritur në Kosovë. Kam kërkuar mbështetje të mëtejshme për të vazhduar rrugën tonë të integrimit”.
Great meeting w 🇦🇹 MEP @AngelikaMlinar.Talked about #visaliberalization process& #Kosovo's expectations from LIBE Committee mtg for the positive confirmation.She commended the progress achieved in Kosovo. Have asked further support to continue our integration path. pic.twitter.com/AX4v26SEbL
— Dhurata Hoxha (@Dhuratas) August 29, 2018
Përveç saj, Ministrja e Integrimeve Europiane e Kosovës, Dhurata Hoxha, paraprakisht është takuar edhe me anëtaren franceze të Parlamentit Europian, Marie Christiane Vergiat e cila është pjesë e komitetit LIBE.
Sipas Hoxhës, edhe Vergiat ka ofruar mbështetje të mëtejshme në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.
In the margins of LIBE Committee in #Brussels had a productive mtg w French MEP @MCVergiat.Discussed #visaliberalization process 4🇽🇰.Stressed that our commitment to integration process is a great opportunity 4 our citizens 2 join #EU values ASAP.Thanked 4 the support so far. pic.twitter.com/IH10xiktMW
— Dhurata Hoxha (@Dhuratas) August 29, 2018