Hoxha: Pavarësisht zhvillimeve, agjenda për sundimin e ligjit duhet të vazhdojë

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 14:40 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Drejtësisë, ka mbajtur takimin e radhës të Bordit të përbashkët bashkërendues për sundimin e ligjit. Në këtë takim u kërkua që pavarësisht ngjarjeve të fundit agjenda të ecë përpara, raporton Ekonomia Online.

“Shpreh përkushtimin tim se pavarësisht ndryshimeve të fundit ne do të jemi të përkushtuar që t’u qëndrojmë besnik proceseve të nisura dhe të punojmë edhe gjatë kësaj kohe në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë nikoqirja e këtij takimi ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Kurse shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova falënderoi ministren Hoxha për thirrjen e këtij takimi.

“Do të filloja duke e përgëzuar Ministrinë e Drejtësisë pas zhvillimeve që i kemi parë dje dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur të mbaj këtë fjalim për të pranuar apo njohur përpjekjet që janë duke u bërë nga ministria dhe zyrtarët e tjerë dhe ju bëjë thirrje të gjithëve që të fokusohen dhe të mbeten të fokusuar në punët e tyre sepse kjo është punë e rëndësishme dhe është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Prandaj edhe nëse për momentin nuk e kemi Kuvendin dhe Qeverinë ju ftoj të vazhdoni punën siç keni bërë deri më tani”, ka thënë ajo.

Ndërsa shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou ka theksuar se është me rëndësi që takimet të zhvillohen pavarësisht rrethanave të fundit.

“Është me rëndësi që rregullsia e takimeve të vazhdojë edhe në të ardhmën sepse pavarësisht zhvillimeve politike, sundimi i ligjit është shumë i rëndësishëm dhe puna e këtij bordi duhet të vazhdojë e pa penguar”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme