Hoxha për liberalizimin e vizave: Asgjë nuk është më në dorën tonë

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ka thënë se liberalizimi i vizave nuk varet më nga Kosova por nga shtetet anëtare.

Ajo tha se Kosova i ka plotësuar kushtet, por liberalizimi nuk ndodhi.

“Pak vështirë të japim përgjigje për punët me viza, jo pse nuk kemi por për shkak se tani jemi në hapin e fundit, hap i cili nuk varet nga Kosova por nga shtetet anëtare, nga këshilli i ministrave. Për momentin, besoj që është një rast i mirë nëse shtetet anëtare vendosin që ta fusin në agjendë në mbledhjen e këshillit në qershor, pas zgjedhjeve në parlamentin evropian”, tha Hoxha në Sytë 7 në Klan Kosova.

“Asgjë më nuk është në dorën tonë, shpresoj që ata të mos vendosin me standarde të dyfishta, që nënkupton se tërë kohën na kanë thënë që është një proces teknik. Ne i plotësuam kushtet, bile në mars ku u bë demarkacioni dhe kjo nuk ndodhi. Humbëm muaj e muaj, është zhagit qëllimshëm ky proces, u politizua. Ka shtete që janë përkrahës të mëdhenj por çështja qëndron që në këshill të veprohet sipas konsensusit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme