Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar se Ramush Haradinaj është arrestuar nga autoritete franceze. Ajo ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për lirimin e tij.
“Ne jemi duke i marrë të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha, për Gazetën Express.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk i dinë arsyet se pse është arrestuar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Jemi duke punuar. Shumë shpejt do t’i marrim vesh edhe arsyet e këtij arrestimi”, ka thënë Hoxha.