Thirrjet dhe komentimet e politikanëve në rastin e hulumtimit të portalit Insajderi po cilësohen si presion i politikës në institucionet e drejtësisë.
Parim Olluri këtë e sheh si frikësim të sinjalizuesve. Ndërsa ish-prokurori Sylë Hoxha thotë se kjo është negative për pavarësinë e sistemit prokurorial.
Një gjë të tillë e mohojnë në qeveri. Në një përgjigje për Klan Kosova të shtunën, ekzekutivi tha se nuk ndikojnë mbi Prokurorinë e Shtetit, sikur që kanë bërë pushtetet para 14 shkurtit.
Ndërsa presidentja Vjosa Osmani refuzoi të përgjigjet për këtë temë, pasi konsideroi se ishte në një vend të papërshtatshëm, kur bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.