Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se çdo ditë e më tepër janë duke i rritë shërbimet dhe këto shërbime po kryhen me shumë profesionalizëm.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka falendërur të gjithë punonjësit e Postës, për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe rezultatin e mirë financiar për vitin 2018.
Postimi i plotë e Hoxhës:
Sot prita në takim menaxherin e regjionit të Ferizajt z.Luan Jahiri dhe stafin udhëheqës të këtij regjioni.
Falënderoj të gjithë për punën e shkëlqyer që kanë bërë dhe rezultatin e mirë financiar për vitin 2018.
Posta është çdo ditë e më tepër duke i rritë shërbimet e saj dhe këto shërbime po kryhen me shumë profesionalizëm.
Do të vazhdojmë fuqishëm në 2019.