Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, ka pritur në takim një delegacion të forumit kosovar për persona me aftësi të kufizuara, me të cilët bisedoi për mundësinë e ofrimit të shërbimeve postare për këtë kategori të shoqërisë.
Hoxha në një postim në facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt Qeveria e Kosovës, do të merr vendim që shërbimet për këto kategori të kalojnë në përgjegjësinë e Postës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Postimi i plotë i Hoxhës në facebook:
Sot pata kënaqësinë e veçantë që të pres në takim kryetarin e forumit kosovar të personave me aftësi te kufizuara, Bujar Kadriu me bashkëpunëtorë.
Ekipet profesionale të Postës së Kosovës kanë bërë një punë të shkëlqyer në krijimin e infrastrukturës teknike dhe ligjore që këto kategori të kryejnë të gjitha shërbimet e tyre në Postën e Kosovës.
Duke marr për bazë avantazhet që ka Posta në kryerjen e këtyre shërbimeve besojmë qe shumë shpejt Qeveria e Kosovës shërbimet për këto kategori do t’ i kalojë tek Posta e Kosovës.