Deputeti nga radhët e Partisë Demakritke të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka thënë se qytetarët kontributdhënës që kanë punuar në vitet e 90-ta kanë të drejtë të gëzojnë pensionin e tyre.
Ai ka thënë se punëtorët e kësaj periudhe u dëbuan me dhunë nga puna e tyre, dhe është obligim moral e ligjor të rregullohet çështja e tyre.
“Kemi obligim ligjor dhe moral ta rregullojmë çështjen e pensionit kontributdhënës të viteve të para luftës”.
“Njohja e kontributit pensional, është e drejtë ligjore e të gjithë kontributdhënësve që shumica nga ta ishin dëbuar më dhunë nga puna në vitet e 90-ta. Shumë nga ta janë edhe çlirues të Kosovës, që ju bashkangjiten UÇK-së”, është shprehur Hoxha.