Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i është drejtuar me një pyetje qeverisë se si ka mundësi që qytetarëve u ofrohen ndihma nga buxheti i Kosovës por jo edhe paratë e veta.
“Pyetja ime mbetet, një qeveri e cila mundëson nga buxheti i Kosovës ndihma e njerëzve nuk ju lejon paratë e veta”, tha Hoxha, raporton EO.
Kësaj pyetje, ministri i Financave, Hekuran Murati, iu përgjigj duke thënë se këto para janë të qytetarëve kur ata i mbushin 65 vjet e se nuk janë krejtësisht të tyre.
“Po thuhet që janë kursime të qytetarëve, e vërtetë, por kur i bënë 65 vjet. Për shkak se nuk janë të gjitha kursime të qytetarëve, shteti është pajtuar që 5% ta obligojë të punësuarin me dhënë kontribut, dhe 5% e obligon punëdhënësin e këto kontribute të mos preken deri në moshën e pensionimit. Ky sistem me këto propozime tuaja po rrezikon që të shembet.”