Hoxha: Qeveria dhe ministrja Gërvalla duhet t’i mbrojnë ish-krerët e UÇK-së deri në pafajësinë e tyre

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL ka thënë se diskutimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë duhet lënë anash mllefin politik që është krijuar për 20 vjet për veprimet e tyre pas luftës.

Hoxha në Rubikon tha se si shoqëri me çdo kusht duhet të kërkojmë pafajësinë e tyre, njofton Klan Kosova.

“Kur të bëhet diskutimi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale duhet të kemi parasysh se mllefi politik që është krijuar për këto 20 vjet për veprimet pas luftës që kanë ndodhur pikërisht me këta krerë ka ndikuar që ndonjëherë mos me bë një dallim të qartë se për çka është Gjykata Speciale dhe a po dënohen ata për korrupsion edhe për prishje të shtetësisë para apo pas”.

“Do të duhej që ne si shoqëri me çdo kusht të kërkojmë pafajësinë e tyre dhe nuk ka asnjë krim që është bërë në Kosovë prandaj ne do të jemi pasiv dhe do e kundërshtojmë çdo mundësi për më bë apo do të jemi një shoqëri që kemi me qenë selektiv që me mujt me bo dallimin se çka nënkupton krimi i një individi dhe çka nënkupton i një organizate sepse nuk është një gjykim i një strukture siç është UÇK-ja”.

Hoxha foli edhe për deponimin e dëshmive të ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla në Hagë teksa theksoi se Gërvalla duhet të ofrojë garanci për ish-krerët që po gjykohen.

“Mendoj që nuk do duhet të bëhej deponimi, mendoj që edhe vet ministrja në këtë rast do të duhej të ishte një strategji shtetërore që si shtet të marrim rolin që ne garantojmë për ta deri në momentin kur këta shpallen të fajshëm. Ne ende vlerat e UCK-së dhe çdo gjë që ka ndodhë ne i mbrojmë”,

“Është çështje tjetër nëse ne nuk pajtohemi që zotëri Veseli ose zotëri Thaçi çka kanë bërë pas luftës dhe në pjesën politike si oponentë politikë – mendoj se edhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet ta bëjë këtë dallim të qartë dhe të tregojë që si ministre e Punëve të Jashtme ne do t’i mbrojmë dhe do të ofrojmë garanci për arsye se ne mendojmë se nuk janë të fajshëm”.

“Kur e ka bërë prononcimin ka qenë në një pozitë tjetër – tash si ministre mendoj se ky status në Facebook e ka një narracion tjetër që e krijon në idenë e një drejtësie tranzicionale që po diskutohet pa mar parasysh etnia. Nëse është strategji e qeverisë që ne kemi me kriju një grup apo strategji që do të shikojmë çdo krim që ka ndodhë edhe ndaj shqiptarëve edhe ndaj serbëve e romëve dhe të bëjnë një dallim të qartë si strukturë e UÇK-së në krahasim me individë specifik – nëse kjo është strategji mendoj se mungesa e komunikimit të Qeverisë na lenë me pikëpyetje”.

“Është e drejtë e saj nëse donë me u paraqitë kështu ndërkombëtarisht që është duke na u bërë një e padrejtë që luftëtarët tanë dhe krerët e shtetit janë në burg por prapë ne kemi me qenë ata që do të kërkojmë drejtësi për secilin dhe nëse dalin të pafajshëm mendoj se përfitimi i Kosovës është shumë i madh sesa me pas një strategji refuzuese”, tha Hoxha.

Të ngjashme