Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha është takuar me gratë e angazhuara ne biznes ku biseduan për të arriturat në këtë lami.
“Takimi me gratë e angazhuara me biznes, ishte rast të bisedojmë për të arriturat në këtë lëmi e cila është ndër promotorët e zhvillimit të shtetit tonë të ri”
Sfidën e të bërit biznes, shumë prej tyre e kanë kaluar me sukses, sepse, bartin me vete gjithë energjinë dhe vullnetin për ta ndryshuar gjendjen e vet, të familjes dhe të shtetit që po ndërtojmë, për mundësi e gjasa të barabarta.
Gruaja është çelësi për një shoqëri të përparuar, në veçanti në fushën me konkurrencë dhe dinamikë siç është biznesi. Me gratë, për një Kosovë më të mirë!