Këshillit Ministror për Integrime Evropiane ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua lidhur me punën e bërë në procesin e integrimit evropian.
Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se temat që kanë të bëjnë me ekonomi, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, arsim, reformën në administratë, janë tema që kanë marrë një vëmendje të vazhdueshme dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në 2018.
“Ne aq sa arrijmë do të vazhdojmë me zbatim deri në fund të vitit, por në 2018 do të jetë një punë e vazhdueshme dhe besoj se të gjitha këto tema nuk mund t’i lëmë vetëm në identifikim, por duhet të kalojmë në hapa konkretë dhe në zbatim”, tha Haradinaj.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha se procesi i integrimit evropian është alternativë.
“Procesi i integrimit evropian nuk është alternativë, por është rrugë që ne e kemi zgjedhur dhe duhet të kryejmë punët tona në mënyrë që të kryejmë biznes”.
“Qëllimi i këtij tani është që të kuptojmë saktë se ku kem i ngecje lidhur me këto prioritetet dhe ku kemi ngecje”.
Ajo kërkoi nga ministri i Administratës Publike që të prezantoj punën e realizuar që nga mbledhja e fundit, raporton Ekonomia Online.
E ministri Mahir Yagcilar, tha se ministria që ai drejton ka filluar menjëherë punën për hartimin e një koncept dokumenti për paga.
Ai tha se pas këtij koncept dokumenti rekomandohet hartimi i projektligjit të ri për pagat.
“Ministria e Administratës menjëherë ka filluar punën të rekomandohet hartimi i një projektligji të ri për të gjithë ata që marrin paga nga buxheti i Kosovës. Pas kësaj rekomandohet hartimi i projektligjit të ri për të gjithë ata që marrin rroga nga buxheti i Kosovës”, tha ai.
Pas kësaj, takimi i këshillit ministror për Integrime Evropiane u mbyll për media.