Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar për Termocentralin “Kosova e Re” me kompaninë amerikane “Contour Global”, duke e vlerësuar me efekte pozitive të gjithmbarshme, edhe strategjike, edhe punësimit edhe mirëqenies së qytetarëve.
“Nga sot, Republika e Kosovës, ka vënë në binar të sigurt çështjen e energjisë, gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj për zhvillim ekonomik, e mbi të gjitha sigurinë e energjisë për konsumin shtëpiak”, ka shkruar Hoxha në një postim në rrjetin social Facebook.
“Marrëveshja e nënshkruar me Contour global, është investimi më i madh në historinë e shtetit tonë, që do të ketë efekte pozitive të gjithmbarshme, edhe strategjike, edhe punësimit edhe mirëqenies së qytetarëve. Urime dhe gëzuar!”, ka shkruar Hoxha