Qeveria s’ka strategji për “Kosovën e Re”

Prishtinë | 25 Shk 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka ndonjë plan konkret se si do t’i qaset temës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Pavarësisht faktit që kanë mbetur më pak se dy muaj deri te mbajtja e seancës dëgjimore mes Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe Qeverisë së Kosovës, ku do të flitet rreth dyshimeve për shkelje ligjore në marrëveshjen për termocentralin “Kosova e Re”, nga Ministria e Ekonomisë, e Tregtisë dhe e Financave i kanë thënë gazetës se akoma nuk kanë ndonjë strategji konkrete se si do të veprojnë rreth kësaj çështjeje.

Përfaqësues të shoqërisë civile i kanë kërkuar Qeverisë të tërhiqet përfundimisht nga kontrata me investitorin, shkruan Zëri.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka ndonjë plan konkret se si do t’i qaset temës për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Më 17 janar ishte planifikuar që mes Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë dhe Qeverisë së Kosovës të mbahej një seancë dëgjimore lidhur me dyshimet për shkeljet ligjore të bëra në marrëveshjen për ndërtimin e këtij termocentrali.

Mirëpo seanca është shtyrë për 30 prill, pas kërkesës së bërë nga qeveria e kaluar e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme