Kandidatja për deputete, Eliza Hoxha, tha se Uran Ismaili duhet t’i prij Prishtinës, pasi sipas saj, Ismaili është një vlerë e çmuar.
Në vijim, postimi i plotë:
Urani, miku që përfundimisht më bindi t’i hyjë rrugëtimit politik. I buzëqeshur përherë, me vizion e urtësi krijoi ekipin e degës së Prishtinës dhe krejt energjinë e brendshme e përkthyem në sinergji për kryeqytetin.
Ai duhet t’i prijë kryeqytetit dhe arsyet janë të shumta. Kush e njeh e ka pas fatin të punojë e shoqërohet me te, e di se për çfarë po flas. Vlerë e çmuar e PDK-së dhe vlerë e kryeqytetit.
Jam shumë e lumtur që bashkë do ta ndërtojmë vizionin edhe për rimëkëmbjen e Prishtinës.
Nanushi me numrin 2 në zgjedhjet e 14 shkurtit.
E Prishtina e ka numër 1.
#PDK134 #Rimëkëmbje #EnverHoxhaj1