Hoxha e quan shpirtngusht Kusarin: Me “këta të tjerët” ke punuar e je rritur politikisht

Prishtinë | 03 Dhj 2022 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Sot shefja e GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila njoftoi se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, por ajo me emër përmendi vetëm Rexhep Selimin, kurse Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit e Kadri Veselit iu referua si “të tjerët”.

Kjo ka nxitur reagime të shumta, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se kjo nuk është etike.

Hoxha ndër të tjera e quajti Kusari-Lilën edhe si “shpirtngushtë”.

“‘Mimoza Kusari” dhe të tjerët e UÇK-së…

Eh…Duhet shumë shpirtëngushtë me qenë e mos me mujt apo mos me guxu me i përmend “këta të tjerët” si i quan sot Mimozëa e që dikur edhe ke punu e je rritë me ta…Çka me të thané tjetër ty …Kurgjo, ama bash kurgjo.As ty e as të tjerëve që mbani llogon e njejtë e cila ju tjetërson përditë”, thuhet në reagimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme