Hoxha për Këshillin e Cilësisë: Anëtarët të lidhur me pushtetin, po vazhdon kapjen e institucioneve

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 14:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Partisë Demokratike  të Kosovës, anëtare e Komisionit për Arsim, Eliza Hoxha tha se anëtarët e propozuar për Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kanë lidhje me Qeverinë aktuale, raporton Ekonomia Online.

Hoxha ka thënë se ministrja ka emëruar në këtë këshill persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konflikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

Madje sipas saj, edhe komisioni që ka bëtë përzgjedhjen e tyre është bërë nga ish-anëtar të Vetëvendosjes, ndër ta edhe Rron Gjinovci.

Ajo tha se profesori Seb Bytyçi i propozuar nga Qeveria pwr anwtar mban ky pozita dhe kjo wshtw shkelje. Kurse pwr Hasnija Ilazi, tha se ka qenw mentore e zv,ministrit tw Arsimit, Dukagjin Pupovci.

Pwrderisa pwr Gëzim Tosuni, tha se wshtw nipi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit.

Tosuni aktualisht, profesor në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Publik të Gjilanit.

“Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardh edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport”.

“Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njëjtën kohë në një universitet në Angli”.

“Nëse ky propozim i qeverisë vjen në Komisionin tonë dhe votohet në Kuvend duket ashiqare që ndikimi i qeverisë do të jetë jashtëzakonisht i madh në këtë institucion të pavarur. Dihet që Kosova është përjashtuar nga mekanizmat që lidhen me cilësinë e arsimit ENQA dhe EQAR dhe kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova në dy vitet në vijim për t’u rikthyer në këta mekanizma të rëndësishëm kanë të bëjnë me mosinterferimin e politikës”.

Qeveria e Kosovës ka me 21 maj për emërimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Katër anëtarët vendor të emëruar janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi dhe Krenare Pireva-Nuçi, ndërsa anëtarët ndërkombëtarë janë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber.

Të ngjashme