Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vizituar sot Qendrën Kosovare të Inovacionit.
Hoxha tha se stafit të kësaj qendre u ka premtuar përkrahje dhe angazhim për gjetjen e fondeve në mënyrë që sa më shumë të përkrahen idetë inovative, raporton Ekonomia Online.
Ministrja shtoi se në këtë qendër pa shumë iniciativa të cilat, sipas saj, po e vënë Kosovën në standard të njejtë me atë të BE-së
“Ishte me të vërtetë një iniciativë e qëlluar dhe pamë shumë iniciativa të cilat po e vënë Kosovën në standart të njejtë me atë të Bashkimit Evropian, sidomos të rinjt tanë me idetë e tyre kreative.
Ju premtova përkrahje dhe patjetër nuk do të ndalem për të kërkuar fonde, grante që sa më tepër t’i përkrahim këto ide inovative, inovatorët e rinj, pastaj bizneset e reja, ndërmarrësinë, që besoj se do të jetë shtylla bazë e zhvillimit tonë ekonomik, por ndoshta edhe shtylla bazë për rrugëtimin tonë sa më të shpejtë drejt Integrimit Evropian.
E njoftova z. Begu që në vizitën time të fundit në Luksemburg kemi biseduar për zgjerimin e përkrahjes nga Luksemburgu edhe për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Besoj që do të hasim në një përkrahje në javët, muajt dhe vitet në vijim sepse luksemburgu është një nga përkrahësit më të mëdhenjë të shumë fushave prioritare dhe duhet ta fusim edhe inovacionin si fushë prioritare”, ka thënë Hoxha.
Drejtori i Qendrës Kosovare të Inovacionit, Uranik Begu, tha se në këtë vizitë gjetën mundësi bashkëpunimi në të ardhmen. Sipas tij, përspektiva e Kosovës drejt BE-së është edhe inovacioni.
“Biseduam për qëllimin e javës, angazhimet, mirëpo edhe për planet sepse sigurisht përspektiva e Kosovës është drejt Integrimeve Evropiane, me fokus të veçantë te të rinjt, bizneset, te startupi dhe inovacioni.
Gjetëm mjaft pika të mira të bashkëpunimit në të ardhmen, ishte një mundësi e mire që edhe ne si komunitet të informohemi për planet e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Begu.