Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 10 vjetorin e dhënies së mendimit këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se 22 korriku i vitit 2010 ishte një ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare të Kosovës, me të cilën është legjitimuar edhe vullneti dhe aspiratat e popullit të Kosovës për pavarësi.
Hoxhaj shtoi se që nga ajo ditë, rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, NATO dhe BE është bërë e pandalshme.