Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka treguar se ka zhvilluar një telefonatë me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker.
“Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker. Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19”
“Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së. Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm”, shkruan ai në profilin zyrtar.
Në fund, Hoxhaj tha se Kosova është me fat që ka miq si Kancerlarja Merkel dhe Gjermania.