Ish-kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi.Hoxhaj tha se qëllimi i deritanishëm i arritjes së një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, ishte njohja e ndërsjell, e jo siç po thonë partnerët ndërkombëtar, se nuk do të ndodhë në këtë fazë.
“Nuk ka të bëj shumë me qëndrime partiake. Përtej ngjyrave partiake, nuk gabojmë me reduktu interesin e vendit në interest ë ngusht të PDK-së. Për më shumë, të gjithë kemi fol që qëllimi i dialogut është marrëveshja finale, njohje e ndërsjellë. Kjo është paradigm e re. Tash po na thonë partneret tanë, që në këtë fazë jo. Këtu duhet të shtrohet pyetja, 99 është vendosur KFOR-i, ky vend është çliru, e në 2008 e kemi shpall pavarësinë.”, tha Hoxhaj në Politiko në Kanal10.
Hoxhaj tha se anëtarësimet e Kosovës nëpër shumë organizata ndërkombëtare janë falë mbështetjes amerikane.
Ai tha se asnjëri nga ndërmjetësit e dialogut, Lajcak e Borell s’mund t’i “shesin mend” Kosovës, derisa asnjëra prej shteteve të tyre se ka njohur ende Kosovën.“Kurti duhet të ketë listë për anëtarësimet nëpër organizata botërore, si ajo e Tregtisë, UNESCO, e organizatat tjera rajonale që janë etike”.
“Nuk munden Borelli e Lajçaku, njëri spanjoll e tjetri sllovak të na shesin tërë kohën mend se si të jenë ndërmjetësues dhe të mos i bindin qeveritë e tyre. Nuk është Sllovakia, Kinë”, shtoi tutje Hoxhaj.