Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova, i cili po kalonte nëpër Serbi.
“Dënoj ashpër sulmet vandale ndaj qytetarëve të Kosovës që po udhëtonin nëpër Serbi. Këto sulme janë bërë sistematike dhe askush nuk po dënohet për to”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e vet “Twitter”.
Autobusi i linjës Vjenë-Prishtinë, derisa kalonte në Krushevac të Serbisë ishte sulmuar nga disa persona të panjohur.