Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës sot janë regjistruar për legjislaturën e tetë të Kuvendit.
Nga PDK thonë se në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohen për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve”, thuhet në një shkrim në Facebook nga PDK.
Postimi i plotë i PDK’së:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj së bashku me një pjesë të deputetëve të zgjedhur të PDK-së, sot u regjistruan për legjislaturën e tetë të Kuvendit. PDK-ja në rolin e saj si parti udhëheqëse e opozitës do të angazhohet për mbrojtjen e demokracisë, mbikëqyrjen e qeverisë dhe mbajtjen e premtimeve të saj karshi qytetarëve.
Faleminderit edhe një herë secilit votues të Partisë Demokratike më 14 shkurt. Besimi juaj është besim ndaj shtetit të Kosovës, prandaj grupi parlamentar i PDK-së do ta mbrojë me të gjitha forcat e tij edhe besimin tuaj edhe shtetin tonë.