Kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një takim me të rinjtë e kësaj partie, ka ftuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të përballet në debat me të.
“Prapë po i them, dil matu. Kur u bë kryeministër, se unë dhe Albini e kemi një dallim, unë jam profesor i shkencave politike, ai ka studiuar elektroteknike, krejt në rregull është, por kur u bë kryeministër ju kujtohet pat fol gjysmë ore për një farë teli të bakrit qysh lidhet teli i bakrit. Unë kam pasur përshtypjen që si njeri që vjen prej elektroteknikës të paktën dinë të lidh rrymën mire, po në momentin që ja nisi me bashkëpunua me Amerikën e zuri rryma me Grenellin dhe me Amerikën. Prandaj, as nuk ka ide në elektroteknikë as nuk ka lidhje me politikë, mundet me fol me tela të bakrit, mund ta zë rryma, po e vetmja parti politike e cila mund ta udhëheqë Kosovën, e cila mund ta ndryshojë Kosovën, e cila do ta ndryshojë Kosovën është PDK. Ne do ta udhëheqin qeverinë e Kosovës, unë do të jem kryeministër i Kosovës, Albini mundet me i lidh telat e bakrit. Me të tjerët nuk merremi se nuk janë në garë me neve”, ka thënë ai.