Hoxhaj e përcjell nga vetura inagurimin e Biden, ka disa fjalë për mikun e Kosovës

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi duke e shikuar inaugurimin e Joe Biden President i SHBA-së, derisa duket se është në një veturë në lëvizje.

Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se fitorja e demokracisë në SHBA do t’i ndihmojë fitores të demokracisë dhe liberalizmit në mbarë globin – edhe këtu në Kosovë.

Lexoni statusin e plotë:

Në vlugun e takimeve të shumta me qytetarë, gjeta disa minuta që ta përcjell ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, mikut të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, Joe Biden. Fitorja e demokracisë në SHBA do t’i ndihmojë fitores të demokracisë dhe liberalizmit në mbarë globin – edhe këtu në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara! Gjithmonë mirënjohës për Presidentit Biden!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme