Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në një prononcim për Ekonomia Online, është shprehur i bindur se seanca për demarkacionin do të mbahet këtë javë.
Ai tha se janë afër arritjes së konsensusit mes partive dhe kjo do të jetë javë vendimtare për përfundimin e çështjes së demarkacionit.
Madje Hoxhaj thotë se edhe partitë politike që përfaqësojnë komitetin serb do të votojnë pro kësaj ujdie, raporton Ekonomia Online.
“Të gjithë partnerët qe jemi në qeveri, partitë politike, që përfaqësojnë qytetarët në Kosovë dhe partitë politike që përfaqësojnë komunitetet serbe dhe jo serbe do të votojnë pro kësaj marrëveshje”.
“Jem afër një konsensusit të plotë politikë me partnerët në Qeveri, por në të njëjtën kohë edhe me deputet të tjerë të cilët do të duhet ta votonin këtë marrëveshje”.
“Kur mund të ftohet seanca dita e saktë i takon kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit meqenëqë është një seancë ku duhet një mbështet e deputetëve mbi 80 vota dhe meqenëse duhet një koordinim se kush mund të jetë prej deputetëve në Prishtinë ose nuk mund të jetë”.