Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka reaguar pas emërimit të Alekander Vulinit ministër i Mbrojtjes, në qeverinë e re të Serbisë.
“Nominimi i Aleksandar Vulinit, një paramilitarit të njohur të vijës së ashpër, si ministër i ri i Mbrojtjes, sinjalizon militarizimin e mëtejmë të Serbisë”, shkruan Hoxhaj në Twitter.
“Figura të tilla kontroverse rrezikojnë ta thellojnë edhe më shumë mosbesimin rajonal dhe ta prishin normalizimin e marrëdhënieve”, ka vlerësuar kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj.