Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, ka prezantuar sot planin e rimëkëmbjes për shëndetësi në Komunën e Gjilanit.
Ai ka takuar pensionistët e kësaj komune, ku ka theksuar se gjatë mandatit të tij do të ketë rritje të pensioneve në bazë të kategorive, duke filluar nga 30 për qind.
Hoxhaj nga Gjilani ka shtuar se ai do të jetë kryeministër i Kosovës, pasi që vendi ka nevojë për një kryeministër që i ruan marrëdhëniet me të gjitha shtetet mike.
“Ne nuk mundemi më me pas kryeministra ku njëri merr në thua dhe na prish me Evropën qysh na pati prishur Ramush Haradinaj. Ia merrke mendja që mund të shtyhet me Angela Merkel dhe me Macron dhe i la të rinjtë, të rejat e Gjilanit dhe krejt qytetarët e Kosovës pa viza. Apo Albini i cili na prishi me Amerikën. Ne nuk jemi as Kinë as Rusia as Gjermania, e cila mund të bartë këtë barrë. Neve na vynë një politikë e mencur, neve na vyjnë t’i ruajmë arritjet që i kemi arritur deri tash bashkë”, ka theksuar ai në Gjilan.
Para pensionistëve, Hoxhaj ka prezantuar planin që gjatë qeverisjes së tij do të ketë rritje të pensioneve. E kjo rritje sipas tij, nuk është premtim i fushatës, por është zotim i tij.
“Në emër të qeverisë që do ta udhëheqi unë do të ketë rritje të pensioneve 30 deri në 40 përqind varësisht prej kategorisë, ata të cilet janë pensionistë kontributdhënës do ta kenë shumën që do ta marrin, ata të cilët janë pensione të cilët nuk kanë dhënë kontribut po janë në skenën pensionale. Po prej 30 deri në 40 përqind dhe do të jetë një rritje kështu e mirëfilltë. Ky nuk është ndonjë premtim zgjedhor por zotim”, ka parlajmëruar Hoxhaj.
Planin për rimëkëmbje të shëndetësisë para pensionistëve gjilanas e ka lrezantuar sekretari i PDK-së Uran Ismaili.
Ai ka thënë se gjatë qeverisjes së PDK-së pensionistët do të kenë trajtim dinjitoz, derisa ka prezantuar se në planin e tyre përfshihet sigurimi shëndetësor dhe barna falas, mjek për cdo familje dhe sistem shëndetësor modern.
“Ne kemi parapa në programin tonë që këto barna të jenë falas që tre muajt e parë, lista e barnave falas do t’iu shkojë të gjjtha barnatoreve të Kosovës dhe në të gjitha barnatoret e Kosovës qytetarët të jenë në gjendje t’i marrin barnat pa para vetëm me letërnjoftim të Kosovës. Nëse e ka recetën prej mjekut edhe letërnjoftimin e Kosovës ato barna do t’i marr pa para secili qytetar”, ka shtuar ai.
Hoxhaj gjatë ditës në Gjilan do të zhvillojë takim edhe me të rinjtë e kësaj komune.