Ekonomia Online
FUNDIT

Hoxhaj i shkruan ambasadorit të ri të ShBA-së në Kosovë, Hovenier: Mezi pres të kthehem në Prishtinë

Hoxhaj i shkruan ambasadorit të ri të ShBA-së në Kosovë, Hovenier: Mezi pres të kthehem në Prishtinë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar Jeff Hovenier për emërimin ambasador i SHBA-së në Kosovë.  Teksa ka shpërndarë një fotografi me të, Hoxhaj ka thënë se ndjehet mirë kur sheh si një mik dhe një mbështetës prej kohësh kthehet në vendin tonë.  “Partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për […]

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka uruar Jeff Hovenier për emërimin ambasador i SHBA-së në Kosovë. 

Teksa ka shpërndarë një fotografi me të, Hoxhaj ka thënë se ndjehet mirë kur sheh si një mik dhe një mbështetës prej kohësh kthehet në vendin tonë. 

“Partneriteti, aleanca e Kosovës dhe SHBA-së janë kyçe për të ardhmen tonë euroatlantike.”, ka shkruar tutje Hoxhaj në rrjetin social Twitter. 

Ndërsa, i shpejtë ishte falenderimi i Jeff Hovenier ndak këtij shkrimi, ku tha se mezi pret të kthehet në Prishtinë.

“Faleminderit! Mezi pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për të forcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet SHBA-Kosovë.”, ka shkruar ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë. 

Congratulations to my friend @JHoven65 for appointment as US Ambassador in #Kosovo. Great to see a long-standing friend and supporter of our country coming back. Kosovo and US partnership and alliance are key to our Euro-Atlantic future ?? ?? pic.twitter.com/6E0Q6uxDZO

— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) November 19, 2021

Të ngjashme