Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se nëse dialogu me Kosovën do të dështojë atëherë do të rinisë një konflikt si në Armeni dhe Azerbejxhan, përcjell Ekonomia Online.
Hoxhaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare reagim të shpejtë, pasi siç tha ai, rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.
“I vetmi kërcënim për stabilitetin dhe paqen rajonale mbeten pasuesit e Millosheviçit në qeverinë serbe dhe aparatin e sigurisë. Komentet e sotme nga Aleksandar Vucic kërkojnë një reagim të shpejtë nga bashkësia ndërkombëtare. Rajoni mund të lëvizë përpara vetëm kur Serbia të përballet me gjenocidin që ka kryer në të.”, ka shkruar Hoxhaj.