Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se rikonfirmimi i mbështetjes së administratës së re amerikane për Kosovën është një mesazh motivues për shtetin e Kosovës.
Hoxhaj në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ministria që drejton ka hartuar një plan jashtëzakonisht të mirë të punës për vitin 2017.
Njohjet dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të jenë prioritete, ka bërë të ditur Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, në ditët e ardhshme Kosova do të bëhet anëtare e një organizate ndërkombëtare.
Po ashtu, ai ka thënë se një shtet tashmë ka marrë vendim ta njohë Republikën e Kosovës, dhe njohja do të bëhet publike shumë shpejt.
Hoxhaj ka folur edhe për veprimet e fundit të Serbisë.
Ai ka thënë se Serbia po përdor një zinxhir të skenarëve që synon ta provokojë Kosovën, por, sipas tij, Kosova është e vendosur t’i mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit