Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i është përgjigjur Aleksandër Vuçiqit, i cili pasi bëri betimin si president, deklaroi se “Serbia nuk do të heqë kurrë dorë nga Kosova”.
“Vuçiqi nuk është vetëm gënjeshtar, por ai gjithashtu po përçon sinjale negative për regjionin, duke përdor retorikën e njëjtë karshi Kosovës’, ka thënë Hoxhaj.
Kreu i diplomacisë kosovare theksoi se Vuçiqi nuk ndryshon aspak nga paraardhësit e tij, sa i përket terorikës dhe qëndrimit ndaj Kosovës.
Por, Hoxhaj kujtoi se “Kosova nuk ka qenë kurrë pjesë e Serbisë dhe as nuk do të jetë”.