Kosova e ka në plan të aplikojë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian këtë vit, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Ne duam ta shohim Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi në BE, por ne mendojmë se duhet të shpërblehemi njëjtë, siç ka ndodhur me kolegët tanë nga Beogradi, për punën që po e bëjmë edhe në Kosovë, por edhe si pjesë e dialogut, gjë që nuk po ndodh tani”, ka pohuar Hoxhaj në Bruksel, i pyetur nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Hoxhaj ka shtuar se dialogu me Beogradin s’ka më kuptim nëse nuk paraprihet nga një njohje e dyanshme.